Lajme
Deputetja e partisë së Vuçiqit pjesë e Ekipit menaxhues për Asociacionin, të cilën e kishte emëruar ish ministri Rakiq
Demokracia
10:08 | 27 Prill 2023

Share:

Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ekipi menaxhues për hartimin e Statutit është bërë temë diskutimi tash e një kohë, gjersa për përbërjen e këtij ekipi menaxhues nuk është diskutuar shumë në të kaluarën.

Por, ajo që tashmë dihet pas publikimit të disa dokumenteve nga ministri aktual i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi është se nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht.

Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020, në kohën sa me Qeverinë ka udhëhequr Avdullah Hoti. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

E Danijela Vujiçiq është deputete në Kuvendin e Serbisë nga radhët e partisë së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ministri njofton se ditë më parë u ka dërguar ftesë për takim pasi ky ekip duhet të raportojë për aktivitetet e tyre por që nuk ka marr përgjigje nga ta.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e ministrit Krasniqit:

Së fundmi, si ministri kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Vendimi u ndryshua në vitin 2016 nga ministri i atëhershëm, Ljubomir Mariq. Ai e kishte hequr veten dhe Dragan Jabllanoviqin nga përbërja e ekipit, duke i futur si anëtarë të rinj Vinka Radosavljeviqin dhe Svetislav Durleviqin.

Dy të fundit u hoqën nga përbërja e këtij ekipi me vendimin e fundit, të vitit 2020. Vinka Radosavljeviq dhe Svetislav Durleviq u zëvendësuan me Jelena Beloviqin dhe Danijela Vujiçiqin. Vendimin e kishte marrë kryetari i Listës Serbe, ministri i atëhershëm i MAPL-së, Goran Rakiq.

Këta, ministri Krasniqi më 18 prill i ka ftuar në një takim, por s’ka marrë përgjigje.

Kryeministri Albin Kurti pati thënë se kishte kërkuar që ta shkruante vetë draftin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por për këtë kompetencat i ishin dhënë Ekipit.

Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje.

Zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka zbuluar vetëm kryesuesen e atij ekipi, Danijela Vujiçiq, e cila është deputete në Kuvendin e Serbisë, nga radhët e partisë së Vuçiqit, SNS-së. Ajo është nga Mitrovica e Veriut.

Ekipi Menaxhues, të cilit nuk i dihet përbërja, e shkruan draftin e Statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Prezantimi i këtij drafti pritet të bëhet me 2 maj, në takimin mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndonëse Ekipi formalisht i bie të jetë i palës kosovare, Kryeministri Kurti dhe të tjerët thonë se nuk dinë shumë për të. Dhe, as nuk kanë pritje se do ta shkruajë një draft-Statut të pranueshëm për Kosovën.

Kurti thotë se i takon Ekipit Menaxhues të shfaqet, derisa tregon se pjesëtarët e tij nuk i kanë pranuar ftesat për takim që ua ka bërë vartësi i Kurtit, ministri Elbert Krasniqi.

“Draft-statute, në të kaluarën, kanë konsideruar se e ka për detyrë ekipi menaxhues, i cili ka një vendim të fundit të ish-zëvendëskryeministrit Rakiq, nga 25 shtatori i viti 2020 për një ndërrim të përbërjes, mirëpo kaq di nga ana ime. I përket ekipit menaxhues që të shfaqet. Por ministri im, Elbert Krasniqi, që është ministër i Administrimit Lokal, i ka bërë ftesë për takim këtyre, mirëpo ata nuk janë përgjigjur asnjëherë”, tha Kurti të martën.

Së fundmi, si ministri kemi marrë shumë pyetje dhe kërkesa për qasje në dokumente publik për vendimin për “Ekipin Menaxhues për hartimin e Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Më lejoni që të ju njoftoj se për këtë ekip, janë gjithsej tre vendime të Ministrisë së Pushtetit Lokal të tre qeverive të ndryshme, që janë bazuar në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Vendimi i parë ishte marrë në qershor të vitit 2013, gjatë Qeverisë Thaçi.

Vendimi i dytë ishte marrë në qershor të vitit 2016, gjatë Qeverisë Mustafa.

Vendimi i tretë ishte marrë në shtator të vitit 2020, gjatë Qeverisë Hoti.

Nga përbërja fillestare vetëm dy anëtarë kanë mbetur të pandryshuar; Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq. Dy tjerë janë ndryshuar vazhdimisht. Danijela Vujiçiq është anëtarja më e re e këtij ekipi, sipas vendimit të vitit 2020. Njëherësh, ajo është emëruar edhe si koordinatore e Ekipit Menaxhues.

Pika e gjashtë e vendimi të vitit 2020 parasheh që Ekipi Menaxhues koordinohet dhe i raporton për aktivitetet e tij ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ju njoftoj se të martën me 18 prill, si ministër unë i jam drejtuar me ftesë për takim këtij grupi. Ftesë kjo që nuk ka marrë përgjigje.

Të bashkëngjitura gjeni vendimet ndër vite për Ekipin Menaxhues dhe ftesën për takim.

Të ngjashme