Lajme
Gruda: Departamenti i Shtetit tregoi për korrupsionin në Kosovë, rasti në KEK e konfirmoi
Demokracia
23:25 | 25 Prill 2023

Share:

Përparim Gruda nga PDK ka thënë se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka konfirmuar korrupsionin në nivele të larta të qeverisjes.

Ai shtoi në emisionin DPT te Fidani në T7 se arrestimi i kryeshefit të KEK-ut e konfirmoi këtë dhe shtoi se PDK ka kohë që bën thirrje për hetim të sektorit të energjisë.

“Për mua dhe PDK-në kjo ka qenë e pritur. Ka një kohe që korrupsioni në qeveri është një fakt. Dhe veçanërisht ne sektorin e qeverisë ka qenë i dukshëm. Njerëzit nuk kanë mundur t’i shpjegojnë racionalisht. Për këtë ka thënë edhe Departamenti i Shtetit. Ka thënë se korrupsioni ndodhet në nivele të larta qeveritare. Po konfirmohet ajo që kemi thënë vazhdimisht që këtu bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal”, tha ai.

 

Të ngjashme