Lajme
Sqarim: Hysni Gucati vizitoi Kosovën muajin e kaluar, versioni i paredaktuar u publikua dje nga Specialja
Demokracia
11:25 | 25 Prill 2023

Share:

Gjykata Speciale dje publikoi versionin e paredaktuar të një vendimi të para më shumë se një muaj lidhur me vizitën e ish-kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucatit, që e realizoi në Kosovë.

Demokracia.com raportoi më herët për ardhjen e Gucatit, duke iu referuar dokumentit në fjalë gabimisht si vendim të ri.

Gucati realizoi vizitën në Kosovë në mars të këtij viti, ku u takua me familjarët dhe nënën e tij, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ish-kreut të OVL-UÇK-së iu lejua për të pestën herë muajin e kaluar që ta vizitonte Kosovën.

Ai pati qëndrim njëditor në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme