Lajme
Vjedhje e rëndë në një shtëpi në Kamenicë, gjendet edhe një minahedhës
Demokracia
11:36 | 24 Prill 2023

Share:

Një person ka njoftuar policinë se në lagjen Çamëria në Kamenicë persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, minahedhës.

Lidhur me rastin është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr mjetin e dyshuar.

Me vendim të prokurorit, rasti është duke u hetuar.

Të ngjashme