Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komunash në pjesën veriore të Kosovës kanë përfunduar.
Sipas këtyre rezultateve PDK dhe LVV kanë fituar nga dy komuna.
Sipas rezultateve preliminare nga KQZ partia më e madhe opozitare, PDK ka fituar Komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut.
Ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosje e cila ka mbështetur kandidatin boshnjak në Mitrovicë të veriut ka dalë e para me 519 vota dhe në Leposaviq me 100 vota.
Në Zubin Potok, PDK ka marrë 196 vota ndërsa VV ka marrë 180 vota.
Ndërsa në Zveçan, PDK ka marrë 114 vota dhe VV 71 vota. /Demokracia.com/