Arjanit Elshani, anëtari i KQZ-së ka thënë se ndonëse nuk ka pasur incidente, shqtësues mbetet numri i vogël i votueseve që marrin pjesë në votime në veri të vendit.
Në një prononcim për Dukagjinin, ai ka thënë vërehet dukshëm një presion që po bëhet në vendbanimet serbe.
“Numri i votuesve është jashtëzakonisht i vogël, vërehet një presion që po bëhet veçanërisht në vendbanimet serbe”, ka thënë ai gjersa ka theksuar se “Nuk ka pasur incidente mirëpo për neve shqetësuese është numri i vogël i votuesve që marrin pjesë sepse kemi konsideruar që jemi duke organizuar zgjedhje të cilat u mundësojnë qytetarëve të shprehin vullnetin e tyre e të votojmë lirshëm”.
Anëtarët e KQZ-së ishin për vizitë në qendrën e votimit në Bistricë.