Lajme
Shabani: Shpresojmë që së paku 8 për qind e qytetarëve të votojnë në Zubin Potok
Demokracia
10:07 | 23 Prill 2023

Share:

Sot po zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune në komunat Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në këtë komunë për të parin e saj po garojnë Flatron Hasani, nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Izmir Zeqiri, nga Partia Demokratike e Kosovës.

E kryesuesi i qendrës kryesore 2813 B, Ferid Shabani, tha se pret që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Sa i përket 4 mijë e 111 votues, nuk mund të parashikojë se çfarë, por shpresojmë që të paktën 8 për qind do të përgjigjen nga numri i tërësishëm i votuesve”, tha Shabani.

Të ngjashme