Lajme
Hapet me kohë edhe qendra më e madhe e votimit në Zubin Potok
Demokracia
08:11 | 23 Prill 2023

Share:

Qendra më e madhe e Votimit në Zubin Potok është hapur me kohë siç është paraparë në orën 7:00.

Në këtë qendër alternative, e cila është e vendosur në magjistralen Mitrovicë-Bërnjak, konkretisht në dalje të Zubin Potokut, janë gjithsej 3 vendvotime.

Nëpër këtë qytet janë parë duke patrulluar edhe ekipe të Misionit Paqeruajtës të KFOR-it si dhe të EULEX-it.

Theksojmë se 6661 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë qytet verior.

Në garë për të parin e kësaj komune janë dy kandidatë, Flatron Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës.

Të ngjashme