Lajme
WP: Biden do njoftojë rikandidimin përmes një videoje të martën
Demokracia
08:26 | 22 Prill 2023

Share:

Joe Biden do të njoftojë rikandidimin e tij për president të Shteteve të Bashkuara të martën e ardhshme.

Lajmin e bën të ditur gazeta amerikane “Washington Post”, që citon burime konfidenciale.

Njoftimi do të bëhet me anë të një videoje.

Biden dhe bashkëpunëtorët e tij kanë zgjedhur të martën sepse përkon me 4-vjetorin e nisjes së fushatës së tij të parë. Prej muajsh, presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se dëshiron të rikandidojë, por gjithmonë e ka shmangur njoftimin zyrtar.

Të ngjashme