ShowBiz
Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e ri të albumit “Unë jam ajo” me YA NINA
Demokracia
21:35 | 19 Prill 2023

Share:

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Këtë herë artistja e famshme ka bashkuar forcat me një emër të ri të estradës, Ya Nina, me të cilën do të sjell një këngë të re.

Projekti i ri i dyshes mban titullin “It gets better” dhe do të jetë pjesë e albumit të ri të Dafinës “Unë jom ajo”.

Vajzat kanë ngacmuar fansat për duetin përmes videove të ndryshme në llogaritët e tyre në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Të dyja duken në formë të mirë teksa vallëzojnë me këngën e re që përmban ritëm dhe adrenalinë, ndërkohë edhe komentet e fansave ishin të shumta përkrah postimeve.

Ndryshe, aktualisht Dafina po shijon suksesin e këngës së fundit “Harroj” që solli në bashkëpunim me producentin Cricket.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Në anën tjetër projekti i fundit i Ya Ninës është bashkëpunimi me reperin Elinel “Rich” që gjithashtu po pritet mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.

Të ngjashme