Policia e Kosovës ka njoftuar se më 10 prill një shofer ka tejkaluar në vendin e ndaluar me shenja horizontale dhe vertikale.
Sipas PK-së, kjo kundërvajtje është dokumentar me anë të fotografisë që është dërguar nga një portal.
“Me datё 10.04.2023 rreth orёs 18:00, nё fshatin Prilep-Deqan, I dyshuari ka shkaktuar kundёrvajtje “Tejkalim” nё vendin e ndaluar me shenja horizontale dhe vertikale. Kundёrvajtja ёshtё dokumentuar me anё tё fotografisё e cila ёshtё dёrguar nga njё portal nё adresën e Policisё sё Kosovё”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shoferi është gjobitur me 150 euro, 2 pikë negative dhe patentë shoferi i është marrë për 3 muaj.