Lajme
Sveçla s’ka kohë për festë, hiqet sikur po punon shumë
Demokracia
13:54 | 18 Prill 2023

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës prej 1 janarit 2024, ka folur sikur të ishte njeriu nga i cili varej ky proces.

Sveçla, duke uruar qytetarët, ka thënë se nuk kemi kohë për të festuar, sepse, sipas tij, ka ende shumë punë për tu bërë.

“Edhe një fitore e radhës e Republikës së Kosovës, sapo u finalizua procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Edhe pse moment gëzimi e konfirmim i punës sonë të palodhshme, nuk kemi kohë për të festuar sepse kemi shumë punë dhe sfida për të tejkaluar. Angazhimi ynë jo vetëm se është borxh ndaj të kaluarës por është edhe obligim ndaj të ardhmes së vendit tonë.”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme