Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Vllojakë të Klinës.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Volljakë-Klinë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy (2) vetura dhe si pasojë e aksidentit tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.
Rugova tha më tej se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor./Demokracia.com/