Lajme
Pas Polonisë dhe Hungarisë, Sllovakia ndalon importet e grurit nga Ukraina
Demokracia
11:55 | 17 Prill 2023

Share:

Sllovakia do të ndalojë përkohësisht importet e drithërave dhe produkteve të tjera nga Ukraina, tha të hënën një zëdhënës i qeverisë. Vendimi, që do të diskutohet në një takim më vonë të hënën, pason hapa të ngjashëm nga Polonia dhe Hungaria.

Në një zhvillim të veçantë, të dërguarit e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel do të diskutojnë masën e Polonisë dhe Hungarisë, tha një zyrtar i lartë të hënën.

“Ne presim që Polonia dhe Hungaria të ofrojnë një shpjegim dhe do të ketë gjithashtu reagim nga Komisioni Europian”, tha një zyrtar, i cili foli në kushte anonamiteti.

“Ka një çështje dhe presim që Komisioni të bëjë një propozim për këtë. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë në javët dhe muajt e ardhshëm,” tha ai./abcnews.al

Të ngjashme