Lajme
Kurti flet prapë për marrëveshjen me Serbinë: Të zbatohet plotësisht dhe menjëherë
Demokracia
12:01 | 16 Prill 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka thënë se marrëveshja e arritur në Ohër duhet të zbatohet plotësisht.

Kurti në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkrua se nuk duhet të ketë zbatim të pjesshëm dhe as vonesa në zbatimin e saj.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, HR/VP Josep Borrell shpalli zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord tani duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ditë më parë ka deklaruar se do të zbatojnë disa pjesë të marrëveshjes.

Mediat kanë raportuar se takimi i radhës në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet më 2 maj 2023.

Të ngjashme