Lajme
Osmani uron Pashkët ortodokse: Festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës
Demokracia
10:46 | 16 Prill 2023

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Pashkët ortodokse, duke thënë se ato janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës.

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë. Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”, thuhet në urimin e Osmanit.

Urimi i Presidentes Osmani për Pashkët Ortodokse:

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.

Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!

Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!

Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2025