Lajme
E mbijetuara rrëfen tmerrin e 15 prillit të ’98-ës në Lagjen e Boshnjakëve
Demokracia
21:48 | 15 Prill 2023

Share:

15 prilli i 1998-ës ishte dita kur Melihate Sahiti atë kohë 14 vjeçare, e pa për herë të fundit babanë e saj, Osman Sahitin.

Ky i fundit, atë ditë, bashkë me 21 burra të tjerë u maltretuan dhe u torturuan brenda një shtëpie në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicës, raporton Klan Kosova.

Pak më vonë, objektit që tashti është shndërruar në muze, i doli flaka, por ende askush nuk e di nëse brenda saj kishte njerëz.

Megjithëkëtë, familja Sahiti ishte më me fat se të tjerat meqë eshtrat e babait u gjetën jo fort larg vendbanimit të tyre pas 15 vitesh.

Të ngjashme