Lajme
Lavrov sërish merret me Kosovën, e përmend si shtet të pavarur sipas të drejtës për vetëvendosje
Demokracia
16:35 | 14 Prill 2023

Share:

Ministri i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov tha se vendet perëndimore, kur bëhet fjalë për të drejtën e popujve për vetëvendosje, luajnë një lojë të dyfishtë dhe marrin vendime bazuar në interesat e tyre, gjë që, siç theksoi ai, duket qartë në situatë me Kosovën .

“Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata theksojnë të drejtën e popullit për vetëvendosje, por kur është në interesin e tyre ta mohojnë një të drejtë të tillë në pjesë të tjera të botës, ata i referohen integritetit territorial si një opsion absolut”, tha Lavrov në konferencën për shtyp në Uzbekistan, transmeton Demokracia.com.

Lavrov vlerëson se “pafytyrësia e Perëndimit”, e cila, siç tha ai, ushtron presion ndaj partnerëve rusë duke i detyruar të heqin dorë nga bashkëpunimi me Moskën, i kalon çdo kufi.

“Pafytyrësia e përfaqësuesve perëndimorë, dhe përveç delegatëve të Bashkimit Evropian, ka edhe amerikanë që janë përgjegjës për problemet e sanksioneve – kjo paturpësi i kalon të gjithë kufijtë, kuptohet si një mosrespektim i plotë i pavarësisë së vendeve që kanë janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të tilla”, tha diplomati rus. /Demokracia.com/

Të ngjashme