Lajme
Shtetasi amerikan i mbuluar në tatuazhe konvertohet në musliman në xhaminë e Tiranës, merr emrin Omer
Demokracia
15:00 | 14 Prill 2023

Share:

Një shtetas amerikan është konvertuar nga feja katolike në atë muslimane.

Këtë ai e ka bërë në Tiranë, ku në xhaminë ‘Dine Hoxha’ nën praninë e imamit Ahmed Kalaja.

“Vendet prej nga unë vij, Shtetet e Bashkuara, kanë këto fenomenet e këqija, droga, prostitucioni, krime të ndryshme. Disa nga ambienti ku kam jetuar, shokët e mi, ka pasur prej atyre që janë droguar, ka pasur nga ata të cilët janë vrarë nga kjo lloj shoqërie dhe nuk dua që të jetoj në një ambient të tillë, në një jetë të tillë. Dua të gjej një jetë më të pastër, më të qetë”, ka thënë ai.

Të ngjashme