Kuriozitete
80-vjeçari që përfundoi me sukses doktoraturën
Demokracia
09:43 | 14 Prill 2023

Share:

Robert Jeffrey është prova se kurrë nuk është vonë për të mësuar. Gjyshi i 8 fëmijëve donte të fillonte një projekt që do t’i jepte një motiv pasi humbi funksionimin e gjymtyrëve duke e lënë atë të lidhur në karrige me rrota. Për këtë arsye, ai nisi studimet e doktoraturës në Universitetin e Johannesburgut të cilat i përfundoi me sukses.

“Në fillim isha nervoz, por njëkohësisht edhe krenar që isha në gjendje të ulem mes shumë njerëzve që kanë përfunduar studimet e tyre. Kam arritur të bëj diçka që nuk e prisja kurrë ta bëja.”

Vendimi i Jeffery-t erdhi si surprizë për Prof. Andre Nel në Universitetin e Johannesburgut, udhëheqës i tezës së 80-vjeçarit.

“Pyesja veten nëse e gjitha kjo ishte ndonjë shaka. Nuk ndodh çdo ditë që një person në moshë të thyer hyn në zyrën tuaj dhe thotë: Do të doja të filloja doktoraturën.”

Të moshuarit iu deshën katër vjet për të përfunduar doktoraturën. Pavarësisht pandemisë së Covid-10, por edhe problemeve te herëpashershme shëndetësore, Jeffry nuk u ndal në rrugën e dijes.

 

Të ngjashme