Lajme
Kusari: Sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje, kjo është shqetësuese
Demokracia
21:50 | 12 Prill 2023

Share:

Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë janë në rritje dhe kjo është shqetësuese.

Kusari thotë se Kosova i takon Kornizës Evropiane të Lirisë së Shprehjes, e cila nuk lejon shpifjen por e lejon mendimin e lirë dhe e mbron atë.

“Evropa dallon nga Amerika”, tregon ajo në emisionin Pressing në T7 .

“Mundesh me fol por jo me shpif. Nëse dikush mendon se është bërë shpifje ndaj tij, ose ndaj dikujt, mund të ndjekë mjetet juridike. Jo me dhunë fizike. E drejta e lirisë së shprehjes i mbron mendimet. I mbron edhe ato mendime që nuk janë të pranueshëm lehtësisht nga të gjithë. I mbron edhe ato mendime që shokojnë, trondisin dhe ofendojnë. Kjo është ajo që po dua të them. Liria e mendimit është e mbrojtur”, shton Kusari.

Kusari po ashtu thotë se prej vitit 2018 sulmet ndaj gazetarëve janë në rritje.

Të ngjashme