iOS 14.5 vjen me shumë shërbime të reja si App Tracking Transpareny dhe hapja e telefonit nëpërmjet Apple Watch. Mirëpo ne të gjithë e dimë se emoji-t e reja janë janë ato që tërheqin më shumë vëmendje.
Demokracia.com më poshtë ju sjell disa nga emoji-t më të reja që vijnë me këtë update.
Fytyra që nxjerr tym nga goja
Ky emoji mund të përodret nga duhanpirësit.
Fytyra me sytë spirale
Ky Emoji prezanton saktësisht gjendjen e shumicës prej nesh gjatë pandemisë.
Zemra në zjarr
Një mënyrë perfekte e përshkrimit të asaj çfarë ndiejmë ndonjëherë
Femër me mjekërr
Emoji i një mashkulli me mjekërr ekziston prej kohësh, tani ekziston ky model dhe për femrat.
Një shiringë tërësisht e re
Tani lëngu brenda shiringës ka një ngjyrë të tejdukshme në vend të ngjyrës së kuqe të mëparshme, që na bën të mendojmë për vaksinën kundër Covid-19.
Zemra e “mjekuar”
Shumë e përdorshme në rastin kur jemi duke provuar të shërohemi nga një lëndim.
AirPods Max
Këto njihen gjithasshtu si dëgjuese, por dizajni i ri duket ekzaktësisht si AirPods Max.
Fytyra në re
Kjo re është disi e çuditshme, ngjason më shumë me tym.
Më shumë variante të nuancave të lëkurës
Në vend që të zgjidhni një ngjyrë lëkure për dy persona, tani ju mund të zgjidhni ato për secilin.
Ne mezi po presim rastin e duhur për të filluar përdorimin e këtyre Emoji të reja./Demokracia.com/