Lajme
Policia arreston një 31-vjeçar që ishte në kërkim
Demokracia
11:40 | 11 Prill 2023
Ilustrim

Share:

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00 ka arrestuar një person që ishte në kërkim. Bëhet fjalë për një 31-vjeçar me inicialet G.P.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”  me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj.

“Mbrëmë, në ora 23:00 policët e stacionit në pikën kufitare në Han të Elezit kanë ndaluar, e më pas policët e stacionit të Shtimes e kanë arrestuar personin e kërkuar G.P (M/K) i moshës 3i vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”  me dënim burgimi prej një 1 vit e 6 muaj. Pas kompletimit të dokumentacionit ai është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme