Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden sot do të ndërmarrë veprime të rëndësishme për avancimin e barazisë racore dhe mbështetjen e komuniteteve të ngjyrave.
Këtë e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Demokracia.com
“Sot, Presidenti Biden do të ndërmarrë veprime të guximshme për avancimin e barazisë racore dhe mbështetjen e komuniteteve të ngjyrave dhe komuniteteve të tjera të ‘ndjeshme’.”, thuhet në postimin e Shtëpisë së Bardhë.
Kujtojmë se Biden u inaugurua si president i SHBA-së më 20 janar dhe që atëherë ka marrë disa vendime nën administratën e tij./Demokracia.com
https://www.facebook.com/WhiteHouse/posts/115111900557662