Kuriozitete
Atletet e Kanye West shiten për çmim rekord
Demokracia
17:14 | 27 Prill 2021

Share:

Atletet ‘Nike Air Yeezy’ të Kanye West janë shitur për 1.8 milion dollarë në një shitje private, duke u bërë kështu atletet më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

Reperi amerikan bëri premierën e atleteve Yeezy në vitin 2008 në Grammy Awards, ndërsa ky model nuk doli asnjëher në raftet e dyqaneve.

Këpucët kaluan vlerësimin e tyre origjinal prej 1 milion dollarësh dhe morën çmimin më të lartë të regjistruar publikisht për një palë atlete, konfirmoi shtëpia e ankandit Sotheby në një deklaratë të hënën.

Sotheby’s njoftoi atletet e ashtuquajtura ‘Grammy Worn’ West Nike Air Yeezy 1 arriti shifrën e 1.8 milion dollarëve (1.49 milionë euro) në një shitje private nga RARES, një ankand i atleteve.

Rikujtojmë se Kanye West para disa muajsh është ndarë me Kim Kardashian. /Demokracia.com/

Të ngjashme