Të paktën 20 persona rezultojnë të zhdukur pasi një varkë që po përpiqej të kalonte Mesdheun u përmbyt në Tunizi.
Roja bregdetare shpëtoi 17 të tjerë, dy prej të cilëve janë në gjendje kritike, pasi anija u fundos në brigjet e Sfax, tha të shtunën gjykatësi Sfax Faouzi Masmousdi.
Javët e fundit, dhjetëra persona janë zhdukur ose kanë vdekur në disa aksidente me mbytje në brigjet e Tunizisë, shkruan Aljazeera.