Një 5-vjeçar ka vdekur pasditen e së shtunës pasi është goditur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Begaj të Vushtrrisë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti. I njëjti ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjendur një gëzhojë dhe një pistoletë.
“Rreth orës 17:20, është raportuar se në Spitalin e Vushtrrisë, një fëmijë i moshës 5 vjeçar, është sjellë për ndihmë mjeksore, ndërkohë nga autoritetet mjeksore është bërë e ditur se si pasojë e lëndimeve që dyshohen të jenë nga arma e zjarrit fëmiu ka vdekur”, njoftoi Zahiti.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpis së fëmiut. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një armë e llojit pistoletë”, njoftoi më tutje ai.
Sipas tij, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksionin në IML. /Demokracia.com/