Një veturë e cila ka qenë duke lëvizur në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë është sulmuar me armë zjarri në orët e vona të së premtes.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se autorët kanë qenë në një tjetër veturë që gjithashtu ka qenë në lëvizje në momentin kur kanë shtënë.
Policia, që rastin e ka cilësuar “Vrasje në tentativë”, dyshon se mund të jetë si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme.
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 07.04.2023 – 23:30. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje. Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë i dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor./Demokracia.com/