Lajme
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikim të personit të dyshuar për lëndim trupor
Demokracia
20:25 | 07 Prill 2023

Share:

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e një personi, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të lëndimit trupor.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur një ditë më parë në sheshin “Nëna Terezë”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, lëndim trupor , që ka ndodhur me dtën 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 

Të ngjashme