Karrotat dhe portokallet, në sasi të barabarta, funksionojnë mirë së bashku dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C e cila ndihmon organizmin të përthithë më mirë hekurin.
Të dyja ofrojnë beta karoten që kthehet në vitaminë A dhe ju ndhmon të keni një paraqitje rinore nëpërmjet sasive të larta të kolagjenit dhe sistemit të fuqizuar imunitar.
Nga ana tjetër, xhenxhefili konsiderohet si një prej bimëve më të shijshme dhe më të shëndetshme të planetit, vlerat e të cilit shkojnë përtej një stine të vetme, por shtrihen përgjatë gjithë vitit.
Xhenxhefili është një antioksidant i fuqishëm që pastron trupin nga helmet.
Sipas kërkimeve ai bën një punë të mrekullueshme në kurimin e shqetësimeve në stomak, kundër inflamacionit, stimulon qarkullimin e gjakut, hollon gjakun, lehtëson dhembjet e muskujve dhe lufton infeksionet e brendshme.
Receta e lëngut të karrotës, portokallit dhe xhenxhefilit
Koha e nevojshme: 5 minuta
Racionet: 2
Përbërësit
6 karrota
1 portokall
1 copë xhenxhefil
Udhëzimet
Pasi keni qëruar portokallet dhe larë karrotat, shtoni të gjithë përbërësit në shtrydhësen e frutave. Përzijeni lëngun dhe pijeni menjëherë që të mos lejoni oksidimin e tij./Denokracia.com/