Lajme
Klinaku paralajmëron Kurtin për pensionet e veteranëve: Na ke në protestë sapo të dalë ligji në votim
Demokracia
22:55 | 06 Prill 2023

Share:

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka shfaqur zemërimin e tij si me krijimin e Gjykatës Speciale, ashtu edhe me Ligjin për Pagën Minimale.

Klinaku në një intervistë për lajmi.net ka thënë se Gjykata Speciale nuk është dashur të formohet kështu, por është dashur të formohet një gjykatë që do t’i dënonte të gjithë krimet në Kosovë, sepse Serbia është ajo që ka bërë krim dhe nuk gjykohet nga kjo gjykatë.

Po ashtu, Klinaku ka folur edhe për Ligjin për Pagën Minimale, ku ai ka thënë se ne vazhdimisht e kemi thënë se ne momentin kur ligji del në lexim të dytë, ne do të protestojmë të Kuvendi dhe ne kërkojmë që të mbetet në fuqi ligji që ka qenë, që i lidh veteranët me pagën minimale.

Të ngjashme