Finlanda ka qenë dhe do të jetë mbështetëse dhe promovuese e Kosovës në rrugëtimin e saj evropian dhe euroatlantik, garantoi ambasadori finlandez në Prishtinë, Matti Nissinen.
Qoftë në anëtarësimin në Këshill të Evropës, qoftë në Bashkimin Evropian e në NATO, Kosova do ta mbështetjen e “palëkundur” të Finlandës, tha Ambasadori.
“Që nga koha e presidentit Martti Ahtisaari ne kemi qenë plotësisht të përkushtuar në promovimin e së ardhmes së Kosovës në organizatat evropiane dhe euroatlantike dhe patjetër do të vazhdojmë ta japim atë mbështetje të palëkundur për Kosovën edhe në të ardhmen”, tha ai për “Geopost”.