Sport
Hendboll | Vashat e Kosovës e pësojnë nga Polonia
Demokracia
21:50 | 06 Prill 2023

Share:

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka pësuar sot humbje në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifikuese drejt Kampionatit Botëror 2023.

Në ndeshjen që u zhvillua në Bielsko-Biala, vashat e Kosovës u mposhtën nga Polonia me rezultat 36:22, raporton KosovaPress.

Pjesën e parë të takimit polaket e mbyllën në epërsi me shifrat 17:6, ndërsa të dytën me shifrat 19:16, kështu duke e fituar ndeshjen me 14 gola epërsi ndaj “Dardaneve”.

Kosovaret treguan lojë të mirë por që nikoqirët treguan përvojën dhe nivelin që kishin lojtaret e tyre.

Ndeshja e kthimit mes Kosovës dhe Polonisë do të zhvillohet të mërkurën në Prishtinë.

Rezultati final, 36:22 në favor të Polonisë.

Të ngjashme