Lajme
Humb jetën aksidentalisht ish luftëtari i UÇK-së, Arben Osa
Demokracia
20:52 | 06 Prill 2023

Share:

Ish luftëtari i UÇK-së dhe ish gardisti i TMK-së, Arben Osa ka humbur jetën aksidentalisht në vendin e tij të punës në Austri.

Për vdekjen e Osajt ka njoftuar Batalioni i Gardës Besim Ndreca-ZM2 TMK.

‘Të nderuar gardista, shokë, miqë e dashamirë, ju njoftojmë se aksidentalish sot ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Austri luftëtari i UÇK-së, gardisti i TMK-së dhe shoku ynë Arben Osa nga Rahoveci. Për detaje tjera ju njoftojmë më vonë.
Ngushëllime familjes Osa dhe të gjithë atyre që e njohën Arbenin. Ngushellime familjes,bashkeluftetareve veteran te UÇKse dhe Rahovecit!”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme