Uiski më i vjetër në botë po del në ankand publik.
Uiski ndodhet në një shishe në LaGrange, Georgia dhe mendohet që është uiski më i vjetër që egziston në botë, transmeton Demokracia.com
Ankandi në internet është caktuar për 22-30 qershor. Ofertat pritet të bien midis $ 20,000 dhe $ 40,000, tha Skinner, kompania e ankandit, javën e kaluar.
Universiteti i Gjeorgjisë tregon se burboni ka qenë i prodhuar mes 1762-1802, rreth kohës së Luftës Revolucionare dhe Rebelimit të Uiskiut, thanë zyrtarët.
Eksperti i pijeve të Skinner, Joseph Hyman, tha në një deklaratë se “mendohet të jetë shishja e vetme e mbijetuar e një tresheje nga bodrumi i J.P. Morgan i dhuruar në vitet 1940 elitës së pushtetit në Uashington”.
Ndërsa kjo mund të jetë shishja më e vjetër e njohur e uiski, nuk është më e shtrenjta. Në 2019, Macallan Fine and Rare 60-Year-Old 1926 u bë shishja më e shtrenjtë e verës në ankand kur u shit për 1.9 milion dollarë./Demokracia.com/