Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi e ka lëshuar në Kuvendin e Kosovës deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi ku paralajmëronte se do të largohet nga dialogu në rast të formimit të “çfarëdo Asociacioni”.
Një gjë e tillë e ka nervozuar shumë Bislimin, i cili kaloi në ofendim ndaj deputetes Musliu, duke i thënë se “ka epsh për vëmendje publike”.
“E nderuara deputete Musliu-Shsohi faleminderit për pyetjen dhe kujdesin maksimal që po e përcjellni në çdo detaj të intervistave të mija në vazhdimësi…Është i pakuptimtë epshi juaj për me marrë vëmendje publike, është e parëndësishme…” – tha ai.
Këtu, ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i cili i tha Bislimit që “të ketë kujdes me fjalorin”.
Bislimi tutje e bëri edhe një deklaratë tejet të pakuptimtë, duke thënë si vijon: “Është mirë kur t’i përcjellni intervistat me e përcjell intervistën, jo fjalinë”.
Musliu-Shoshi tutje e ka pyetur Bislimin edhe se kur do të japë dorëheqje nga pozita e tij, por nuk ka marrë përgjigje.