Mund të jetë gjenetike, zakonisht rënia e flokëve fillon me nje rrallim të flokëve në pjesën e kurorës.
Në varësi të historisë suaj familjare, mund të fillojë që në adoleshencë.
Jo vetëm që flokët tuaj do të bëhen më të hollë, por mund të bëhen të butë dhe më të shkurtër.
Stresi mund të jetë një prej faktorëve që ndikon dhe mund të sjellë humbje të flokëve që mund të zgjasi disa muaj. Nëse keni humbje të papritur të flokëve, shkaktar mund të jetë sistemi imunitar i trupit tuaj.
Mbajtja e flokëve bisht, në momentin që flokët janë tërhequr fort afër skalpit të kokës mund të shkaktojnë rënie të flokeve.
Pirja e duhanit mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar, i cili mund të çojë në sëmundje që shkaktojnë humbjen e flokëve./Demokracia.com/