Lajme
Musliu kërkon që kategoritë e dala nga lufta të lirohen nga pagesa e rrymës
Demokracia
11:22 | 06 Prill 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi javën e kaluar energjia elektrike në Kosovë është shtrenjtuar për 15.4 për qind.

Ajo tha se kjo rritje do të jetë për të gjitha kategoritë. Musliu u shpreh se ky shtrenjtim kur qytetarët “po luftojnë për ekzistencë është i papranueshëm dhe i papërballueshëm”.

Kësisoj, ajo gjatë seancës së Kuvendit doli me një kërkesë specifike për institucionet e Kosovës.

Ligjvënësja opozitare kërkoi nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) që t’i lirojë nga pagesa e energjisë të gjithë pjesëtarët e kategorive të dala nga lufta.

Sipas saj, Qeveria Kurti ka lënë pas dore këto kategori të ndjeshme.

“Ky shtrenjtim nuk i pret qytetarët e veriut të Kosovës. Po thellohet pabarazia. Sot kam me një kërkesë që ka të bëjë me një kategori të ndjeshme siç janë kategoritë e dala nga lufta që nga kjo qeveri janë lënë pas dore, duke mos gjetur që mos të përfshihen as nël igjin për pagën minimale, kërkoj nga ZRRE-ja t’i lirojë nga pagesa të gjitha kategoritë e dala nga lufta; familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së”, shtoi ai.

Mes tjerash, Musliu ka thënë se është e papranueshme të prangosen veteranët e UÇK-së vetëm që nuk kanë kushte ta paguajnë rrymën.

Musliu tregoi se rasti i fundit ka ndodhur në Mitrovicë, ku siç theksoi ajo, është arrestuar veterani i UÇK-së, Besim Musa.

Të ngjashme