Deri në orën 12:00 janë numëruar rreth 92% e votave në rang vendi, rezultatet e shpallin fituese Partinë Socialiste me 74 mandate ose 48.7% të votave, Partia Demokratike ka fituar 59 mandate, ose 39.4% të votave në të gjithë vendin, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 4 mandate dhe Partia Social Demokrate me 3 mandate.
Në Tiranë ku janë numëruar vetëm 76% e votave deri më tani, Partia Socialiste ka fituar 18 mandate, Partia Demokratike 15 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim 2 mandate dhe Partia Social Demokrate 1 mandat.
Në Qarkun e Durrësit janë numëruar 80% të votave. Partia Socialiste ka fituar 8 mandate, PD 6 mandate.
Në Qarkun e Fierit, numërimi në kutinë e fundit. PS ka marrë 9 mandate, PD 6 dhe LSI ka fituar 1 mandat.
Në Qarkun e Elbasanit, numërimi është drejt fundit. PS ka marrë 8 mandate, PD ka marrë 6 mandate.
Në Qarkun e Vlorës, numërimi ka përfunduar. PS ka fituar 8 mandate dhe PD ka fituar 4 mandate.
Në Qarkun e Shkodrës numërimi ka përfunduar. PD ka fituar 5 mandate, PS 3 mandate dhe PSD ka fituar dy mandate.
Në Qarkun Korçë ka përfunduar numërimi. PS ka fituar 6 mandate dhe PD 5 mandate.
Në Qarkun e Beratit numërimi drejt fundit. Partia Socialiste ka fituar 5 mandate, PD fitoi dy mandate.
Në Qarkun e Lezhës proces i numërimit drejt fundit. PD ka fituar 4 mandate dhe PS 3 të tilla.
Në Qarkun e Dibrës numërimi ka përfunduar. PS ka fituar 3 mandate dhe PD dy të tilla.
Në Qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar procesi i numërimit. PS ka fituar 3 mandate dhe PD ka fituar 1mandat.
Në Kukës ka përfunduar procesi i numërimit. PD ka marrë dy mandate dhe PS një mandat.
Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë kishin të drejtën e votës, ose rreth 26% më shumë se e gjithë popullsia banuese në vend dhe gati dyfishi i qytetareve që jetojnë në Shqipëri dhe kanë të drejtën e votës. Në parlament zgjidhen 140 deputetë.