Në administratën dhe disa institucione të Komunës së Shtimes së shpejti do të vendosen perde dhe tepihë të rinj. Për blerjen e tyre, kjo komunë tashmë ka nënshkruar edhe kontratë.
Komuna e Shtimes ka nënshkruar kontratë për “Furnizimi me tepihë, perde, për institucionet e kësaj komune”.
Për këtë tender, komuna e udhëhequr nga Qemajl Aliu pritet të shpenzojë 3 mijë e 173 euro, shkruan Demokracia.com.
Tenderin për kryerjen e këtyre shërbimeve e ka fituar kompania “LC Group SH.P.K”, nga Rahoveci.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, komuna ka paraparë furnizim me perde për administratën komunale.
Perde do të blihen edhe për QKMF-në, shkollën “Bajram Curri” në Petrovë, shkollën “Lasgush Poradeci” në Muziqinë, ndërsa për Institucionin Parashkollor “Albiona Asllani” do të blihen tepihë dhe perde.
Për zyrat e administratës janë paraparë të blihen “perde shiritore me ngjyrë të kaltër”, sasia 80.
Komuna ka vendosur edhe disa kritere për furnizimin me perde./Demokracia.com/