Lajme
Kurti këtë muaj konsultohet me Vuçiqin si t’ia bëjnë për themelimin e “Zajednicës”
Demokracia
19:47 | 04 Prill 2023

Share:

Takimi i radhës i nivelit të lartë të ekipit të negociatorëve për dialogun Kosovë-Serbi pritet të mbahet më 22 prill. Në të pritet të diskutohet drafti i themelimit për “Zajednicën”.

Datën e takimit e ka konfirmuar zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndonëse ka thënë se për këtë datë janë pajtuar në parim me palën serbe, raporton Demokracia.com.

“Për momentin nuk është e sigurt sepse ka indikacione se presidenti i Serbisë nuk mund të vijë në atë datë dhe mund të shqyrtohen data alternative”, ka deklaruar ai përpara gazetarëve, pas takimit në Bruksel.

Ndërkaq, se do të bisedohet për draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, këtë e ka bërë të ditur gazetarja e akredituar në Bruksel, Gjeraqina Tuhina.

“Takimi i radhës  për dialogun në mes të liderëve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në prill. Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Kurti do të diskutojnë për herë të parë draftin e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar ajo në ‘Twitter’.

Kurti si opozitar ka kundërshtuar që të ulet në tavolinë me përfaqësuesit serbë pa kërkimfalje për krime lufte nga kjo e fundit. Ai ka kundërshtuar edhe “Zajednicën”, të cilën pritet ta themelojë së shpejti. /Demokracia.com/

Të ngjashme