Lajme
Donika Kadaj-Bujupi bën “punën e parë” si këshilltare, shpërndan statusin e presidentes Osmani
Demokracia
13:41 | 04 Prill 2023

Share:

Në këtë datë, dy vite më parë, Vjosa Osmani ishte zgjedhur presidente e vendit.

Presidentja Osmani ka shkruar për zgjedhjen e saj, duke thënë se populli është udhërrëfyes i punës për gjatë gjithë mandatit.

“Dy vite si Presidente e juaja! Si gjithnjë, i vetmi udhërrëfyes në çdo punë e veprim timin është vullneti qytetar dhe interesi i Republikës së Kosovës. Kështu do të jetë deri në fund të mandatit! Faleminderit përjetësisht për besimin!” – ka shkruar ajo.

Ndërkohe, të hënën, Vjosa Osmani ka emëruar Donika Kadaj-Bujupi si këshilltare.

Edhe Kadaj-Bujupi tashmë e ka bërë “punën e parë” të saj si këshilltare.

Ajo ka shpërndare shkrimin e Osmanit në Facebook.

Shpërndarjes së statusit të Osmanit, Kadaj-Bujupi nuk i ka bashkëngjitur ndonjë koment.

Të ngjashme