Sport
​Gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës zhvillohen nesër
Demokracia
10:47 | 04 Prill 2023

Share:

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Sfida kryesore do të jetë ajo që zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku ballafaqohen Llapi me Gjilanin.

Menjëherë pas hedhjes së shortit, përfaqësuesit e të dy klubeve kishin shprehur qëllimin e tyre për të prekur finalen ë këtij kompeticioni, raporton KosovaPress.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, me klubin bardh e kaltër që shihet si skuadër favorite për të kaluar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 19 prill.

Të ngjashme