Lajme
Avokati i Thaçit: Janë kryer krime nga individë, por jo nga udhëheqja e UÇK-së
Demokracia
10:18 | 04 Prill 2023

Share:

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka nisur fjalën e tij hapëse në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve në Hagë.

Keohe fjalën e tij e ka nisur me kritika për Prokurorinë e Specializuar. Sipas tij, Prokuroria në asnjë moment nuk foli për kohën kur pretendohet se janë kryer veprat. Pra, ka qenë kohë lufte.

“Kush ishte Hashim Thaçi në vitin 1998 dhe 1999? I ri, 30-vjeçar. Me njërin që u bë kryeministër e president i Kosovës. Aktivist, student që u kthye në Kosovë menjëherë pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari që është edhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë. Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv të merrte pjesë në krime. Ai e dinte që suksesi i lëvizjes çlirimtare varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga Amerika”, tha Keohe, raporton Nacionale.

Keohe ka kujtuar deklaratën e Thaçit në Këshillin e Sigurimit, ku ai nuk e kishte përjashtuar se ka individë që mund të kenë kryer krime. Por, asnjëherë si pjesë e një plani të UÇK-së.

“Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa indidivdë gjatë dhe pas luftës. E ka informuar Këshillin e Sigurisë me këtë fakt. Por e rrëzon pretendimin se janë kryer si pjesë e një politike të udhëhequr nga UÇK-ja. Nga vjen kjo dhunë: dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara dhe jo produkt i një Ndërmarrje të përbashkët. Kishte hakmarrje. Mungesë e ligjit për shkak të luftës. Mungesë e kontrollit të shtabit në zona operative. UÇK-ja ishte ushtri me bazë lokale. Kishte urrejtje të popullit dhe kjo kishte të bënte me dhunën”, tha ai.

Sipas Keohes, hakmarrja ka qenë njëra nga arsyet pse dikush mund të ketë kryer invidualisht.

Të ngjashme