Sport
Si e shkeli Komisioni i Licencimit udhëzimin administrativ duke dhënë rekomandime pa kushte
Demokracia
20:09 | 03 Prill 2023

Share:

Komisioni Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes muajve të fundit.

Që një kohë me përballjen e mos-rilicenimit është përballur Federata e Futbollit të Kosovës, derisa u tha se federatat të cilat janë rilicencuar, i kanë plotësuar të gjitha kriteret.

Megjithatë një hulumtim i Gazetës ‘Albanian News’ zbulon se rekomandimi për rilicencimin e Federatës së Hendbollit, nuk ka plotësu njërin nga kriteret, pasi nuk është plotësu kushti mbi 50 për qin të klubeve.

Nga 43 klube, shihet se vetëm 20 i kishin plotësuar kushtet, derisa 23 sosh nuk i kishin plotësuar kriteret.

Megjithatë Komisioni për Licencim kishte lëshuar rekomandim pozitiv.

Në vazhdim e gjeni këtë lëshim nga Komisioni i Licencimit, të dokumentuara:

Të ngjashme