Lajme
Vuçiq nuk është shumë optimist për bisedimet e të martës në Bruksel
Demokracia
18:50 | 03 Prill 2023

Share:

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për takimin që nesër kanë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.

Ai ka thënë se negociatat e nesërme në nivel teknik në Bruksel do të jenë të vështira, ai u shpreh se nuk mendon se Prishtina realisht planifikon të bëjë diçka.

“Problemi thelbësor mes nesh është se kush çfarë do të thotë, jo kush çfarë do të bëjë dhe si ta zbatojë atë. Është vetëm një pikë referuese se sa larg po përparoni në rrugën evropiane”, tha Vuçiq për TV Pink,  shkruan Tanjug.

Të ngjashme