Gazetari Ernest Luma ka reaguar pasi që një Prokuroria Speciale duke i komentuar komunikatat e UÇK-së Gjatë kohës së luftës tha se se Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të Policisë serbe njëherazi.
“Po, stacionet e policisë serbe kanë qenë një Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, o ti…! Jo vetëm Rexha, Thaçi e Veseli, po edhe Wesley Clark, Bill Clinton, Tony Blair e krejt NATO-ja kanë hedhur granata mbi këto stacione.”, ka shkruar Luma.
Prokuroria e Speciales sot në nisjen e gjyqit kanë përshkruar komunikatat e UÇK-së të lëshuara gjatë kohës së luftës.
Ata kanë pretenduar se Rexhep Selimi, Kadri Veseli e Hashim Thaçi kishin sulmuar 12 stacione të Policisë serbe njëherazi.
“Përmes Adem Jasharit, UÇK filloi të sulmojë forcat serbe. UÇK e ka zanafillën gjatë viteve 90-ta”, tha Prokuroria.
“Provat treguan se në 1997. Në vitin 1997 UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha tutje Prokurori.