Lajme
Ndizet protesta në Hagë, mërgata kundërshton fuqishëm veprimet e Speciales
Demokracia
11:49 | 03 Prill 2023

Share:

Dy vjet e gjysmë pas mbajtjes në paraburgim të katër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Hagë sot nis procesi gjyqësor kundër tyre.

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë u organizua marshi “Marshojmë për Drejtësi”. Por mbështetja për ish-krerët e UÇK-së po vazhdon edhe sot.

Shumë qytetarë u janë përgjigjur pozitivisht protestës që po mbahet në Hagë.

Në një moment të caktuar ata kanë ndezur edhe mjete piroteknike si shenjë revolte për gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 

Ish-gjenerali Lame: Specialja synon të konsiderojë me rrënjë kriminale edhe shtetin e Kosovës

Protestuesi po ashtu po mbajnë në duart e tyre flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë e po ashtu edhe atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm për pikat e reja në aktakuzën e tij.

Ai ka thënë se kupton akuzat, dhe ndihet plotësisht i pafajshëm.

“E kuptoj, jam plotësisht i pafajshëm”, tha ai.

Gjykatësi ia rikujtoi Thaçit se në paraqitjen e parë është vetëdeklaruar i pafajshëm.

Pos Hashim Thaçit edhe Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë shprehur të pafajshëm.

“UÇK, nderi i shqiptarëve”, “Mos ma gjyko lirinë”, “Kosova viktimë, Serbia agresore”, qindra mërgimtarë mblidhen në Hagë

 

Të ngjashme