Qindra mërgimtarë janë mbledhur në Hagë, ku po mbahet gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa gjyqi ka nisur, mbledhja e protestuesve po vazhdon akoma.
Protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen padrejtësisht në Hagë.
Autobusët kanë ardhur nga Gjermania, Austria, Zvicra e Belgjika.
Kujtojmë që dje në Prishtinë u mbajt Marshi për Drejtësinë, ku morën pjesë afër 100 mijë persona /Demokracia.com/