Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj Blerim Velës, shefit të stafit të Presidentes Vjosa Osmani, i cili sot ka akuzuar mediat për lajme ndaj shefes se shtetit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka thënë se Vela është një tellall i Presidentes Osmani.
Sipas tij, vendimi i Kushtetueses kuptohet nga reagimi i Velës.
“Per me kuptu qarte se çfare vendimi do te marre Gjykata Kushtetuese, lexojeni reagimin e Blerim Veles. Si telall i presidentes, ai po leshon akuza dhe kercenime ne menyre qe kur te publikohet aktgjykimi, ai me thane: Serbia, Rusia, mafia, etj e rrezuan presidenten. Jo, jo. Presidenten nuk e rrezon askush. Vetem konstatohet se zgjedhja e saj eshte antikueshtetues. Sepse dy deputete qe ia kane bere kuorumin, jane deputet me vota te vjedhuna. Qe i bije se nuk jane deputete. Apo thene ndryshe, si me shku une me votu pro, kunder, apo abstenim”, ka shkruar Kajtazi.